Flick organizon “barbecue” për të larguar “fantazmat” pas humbjeve me PSG-në dhe Real Madridin

Flick organizon “barbecue” për të larguar “fantazmat” pas humbjeve me PSG-në dhe Real Madridin

29 Tetor 2026 13:06 Alfred Lleshi Java më e vështirë e sezonit deri tani ka tronditur Barcelonën, pas humbjes 4-2 ndaj PSG në Champions League dhe disfatës 2-1 në “El Clasico” kundër Real Madridit. Shqetësimi kryesor lidhet me mbrojtjen, por stafi teknik ka evidentuar edhe rënien e intensitetit, gabimet në leximin e lojës dhe vështirësitë në menaxhimin e momenteve të ndeshjes. Për të shmangur një krizë më të thellë, Hansi Flick organizoi një “barbecue” në qendrën stërvitore të klubit, ku u mblodhën lojtarët dhe stafi. Takimi synonte të bashkonte grupin dhe të diskutonte hapur problemet e fundit. Disa nga liderët e skuadrës, mes tyre Raphinha dhe Rodri, morën fjalën për të motivuar shokët. Lojtarët analizuan gabimet, nga mungesa e agresivitetit në presing deri te pasaktësitë në...