Flick–Mourinho; vetëm një precedent mes tyre. Diferencë e madhe në titujt e kampionatit

Flick–Mourinho; vetëm një precedent mes tyre. Diferencë e madhe në titujt e kampionatit

23 Tetor 2026 13:14 Alfred Lleshi Hansi Flick kërkon hakmarrjen ndaj Real Madridit në “El Clásico”, pas humbjes në Paris kundër PSG-së. Fitorja do t’i jepte Barcelonës mundësinë ta shkëpuste rivalin e përjetshëm me 9 pikë në La Liga. Për Flick, kjo do të jetë përballja e dytë në karrierë me José Mourinho. I vetmi duel mes tyre u zhvillua më 11 dhjetor 2019, kur gjermani drejtonte Bayern Munich, ndërsa portugezi sapo kishte marrë drejtimin e Tottenham. Bavarezët fituan 3-1, me gola të Coman, Müller dhe Coutinhos, ndërsa për anglezët shënoi Sessegnon. Bayerni e përfundoi me pikë të plota fazën e grupeve dhe më pas fitoi Champions-in në Lisbonë. Trajneri i Barcelonës ka fituar 6 nga 7 përballjet me Real Madridin, përfshirë finalen e Kupës së...