Flamurtari hakmerret ndaj Tiranës dhe merr kreun e Superligës, Studenti mund sërish Sopotin

Flamurtari hakmerret ndaj Tiranës dhe merr kreun e Superligës, Studenti mund sërish Sopotin

Flamurtari fitoi thellë 97-56 ndaj Tiranës në basketboll për femra, në takimin e vlefshem për javën e 6-të të Superligës, luajtur në “Fahrie Hoti”. Ndonëse pritej një përballje më e fortë, pasi bardheblutë patën fituar në Vlorë ndeshjen e parë, fusha tregoi të kundërtën, me vlonjatet që u hakmorrën. Që në periodën e parë Flamurtari shkëputet 22-11 dhe e thellon diferencën. Tirana përpiqet të reagojë në periodën e tretë, por pa forcën e duhur. Në 10-minutëshin e fundit Flamurtari shkëputet edhe më shumë falë 43 pikëve të Nya Morris, një përbindësh në fushë. Pa shumë probleme fiton edhe Studenti, që në “Asllan Rusi” triumfoi 101-57 ndaj Sopoti Eagles. Kryeqytetaset u shkëputën që në fillim, ndeshje ku u dallua Megi Spahiu, që realizoi 32 pikë. Superliga-Femra,...