FIFA ndal euforinë e Marokut, finalja e Botërorit 2030 nuk është vendosur ende! Infantino mes “dy zjarreve”

FIFA ndal euforinë e Marokut, finalja e Botërorit 2030 nuk është vendosur ende! Infantino mes “dy zjarreve”

FIFA ka mohuar se është marrë një vendim për stadiumin që do të presë finalen e Botërorit 2030, pas deklaratave të presidentit të Federatës Mbretërore Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa. Zyrtari maroken deklaroi se finalja e Kupës së Botës do të zhvillohet në stadiumin e ri Hassan II në Kazablanka, impiant që aktualisht është në ndërtim. Por FIFA ka reaguar duke sqaruar se asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë ende dhe se organizata do ta përcaktojë në kohën e duhur. Sipas gazetës spanjolle Marca, një zëdhënës i FIFA-s ka përsëritur qëndrimin e institucionit, duke hedhur poshtë pretendimin se finalja i është premtuar Marokut. Deklaratat e Lekjaa kanë marrë një tjetër dimension edhe për shkak të kontekstit politik. Ai i bëri komentet gjatë një tubimi politik...