Federata Angleze sfidon Infantinon dhe kërkon hetim për dy çështjet që tronditën FIFA-n: Hapini dosjet!
Federata Angleze e Futbollit i ka kërkuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, të publikojë të gjithë materialin që lidhet me planin e braktisur për shitjen e aksioneve të Botërorit te investitorë privatë, si edhe dokumentet që lidhen me çështjen e sulmuesit amerikan Folarin Balogun. Kërkesa është bërë nga Debbie Hewitt, presidente e Federatës Angleze të Futbollit dhe njëkohësisht zv/presidente e FIFA-s. Ajo i ka dërguar një letër Infantinos dhe sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, ku kërkon që të gjitha dokumentet, komunikimet dhe materialet përkatëse t’u vihen në dispozicion anëtarëve të Këshillit të FIFA-s përpara mbledhjes së 15 tetorit. Hewitt kërkon gjithashtu një hetim të pavarur për planin e FIFA Forward Enterprise, përmes të cilit FIFA synonte të shiste pjesë të të drejtave ekonomike...
Burimi:
javanews.al