Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para
Ndotja e rëndë e lumit Gjanica në Fier, e shkaktuar nga derdhja e mbetjeve hidrokarbure në ujërat e tij, ka çuar në bankën e të akuzuarve Uzinën e përpunimit të naftës dhe drejtuesin e saj teknik, Robert Shehaj. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe i ka dërguar ata në gjyq nën akuzën e veprës penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, e parashikuar nga neni 201, paragrafi 1 i Kodit Penal. Uzina e Fierit është në pronësi të kompanisë Al Global Oil, e cila e bleu nga ARMO. Al Global zotërohet 100 për qind nga Europetrol, që në pikat e karburanteve njihet me emrin Eida. Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit Friden Kuqi....
Burimi:
sot.com.al