EUROPA LEAGUE: Juventus me “manita”, fitore të rëndësishme për Besiktas, Crystal Palace e Bournemouth (video)

EUROPA LEAGUE: Juventus me “manita”, fitore të rëndësishme për Besiktas, Crystal Palace e Bournemouth (video)

17 Shtator 2026 22:57 Telesport Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes në Europa League, të vlefshme për javën e parë. Juventus ka fituar 5-0 ndaj Nijmegen, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”. Sfida në Torino u zhbllokua që në minutën e 9-të, ku pas një topi të gjatë të portierit bardhezi, Kamil Grabara dhe daljës së gabuar të portierit kundërshtar, ishte Nico Gonzalez që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 23-të ishte Kerim Alajbegovic që shënoi golin e parë me fanellën e bardhezinjve. Boshnjaku shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Weston McKennie. Në minutën e 35-të, ishte radha e Nick Woltemade për të gjetur golin e parë me fanellën e Juventusit. Sulmuesi gjerman shënoi nga...