EUROPA LEAGUE: Çfarë debutimi për OFI Crete, Salzburg bën detyrën (video)
17 Shtator 2026 20:37 Telesport Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Europa League. Heraklion, OFI Crete ka mposhtur 2-0 Hoffenheim. Kjo është hera e parë që skuadra greke luan në këtë fazë të Europa League, dhe debuton me fitore. Aitor Cantalapiedra zhbllokoi shifrat me golin e tij në minutën e 30-të. Georgios Kanellopoulos vulosi fitoren për grekët me golin e tij në minutën e 84-të. Për Hoffenheim ishin titullarë si zakonisht, Albion Hajdari dhe Leon Avdullahu. Fisnk Asllani u fut në minutat e fundit, pasi ende është në gjendjen më të mirë fizike, për shkak dëmtimi. Në sfidën tjetër, Salzburg fitoi 0-1 në transfertën ndaj Levski Sofia, falë golit të Haris Tabakovic. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al