Euroleague/ Panathinaikos e Valencia ende pa asnjë humbje, Real Madrid korr suksesin e parë

Euroleague/ Panathinaikos e Valencia ende pa asnjë humbje, Real Madrid korr suksesin e parë

Janë luajtur takimet e javës së 4-të të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj, ku të gjitha ekipet kanë të paktën nga një fitore. Përfshi edhe Real Madrid, që korri suksesin e parë në këtë edicion. Spanjollët mundën në fushën e tyre 86-76 Partizan Beograd, që nga ana e tij pësoi ndalesën e parë sezonale në Europë. Dy ekipet e vetme pa asnjë humbje pas katër javëve të para janë Panathinaikos e Valencia. Grekët triumfuan 92-74 ndaj Fenerbahce, ndërsa spanjollët mundën 93-82 Hapoel Tel Aviv. Në grupin e skuadrave me nga tri fitore janë Olympiacos (kampionët në fuqi), Fenerbahce e Partizan, ndërkohë që Barcelona u mund 88-81 në shtëpi nga Zalgiris Kaunas. Euroleague-Java e 4-t Paris Basketball – Villeurbanne, 96-98 Dubai Basketball...