Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Fillimisht u dënua me një dëmshpërblim në vlerën totale prej 300 mijë eurosh, ndërsa tani është vendosur sekuestrimi i llogarisë bankare ku merr pagën si eurodeputete, për shkak të mospagimit të disa shpenzimeve gjyqësore në vlerën 7 mijë euro. Rritet kështu shuma që Ilaria Salis, eurodeputete e Aleancës së të Gjelbërve dhe të Majtës (AVS), mund t’u detyrohet ish-asistentëve të saj parlamentarë dhe avokatëve të tyre, Kapitulli i ri i kësaj çështjeje gjyqësore është raportuar nga media italiane Il Giornale. Përfituesit e shumës kryesore janë Valentina Dadda dhe Francois Gelmetti, dy ish-bashkëpunëtorët që iu drejtuan Gjykatës së Punës në Milano pasi, sipas tyre, ishin shkarkuar nga puna pa shkaqe të ligjshme. Në gjykimin e shkallës së parë, gjyqtari u kishte dhënë të drejtë dhe kishte...