Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot më 8 tetor kërkesën e Partisë Demokratike, në lidhje me emërimin e ministres virtuale “Diella”. Kërkesa e PD-së është rrëzuar me shumicë votash, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Partia Demokratike ka dërguar në Kushtetuese çështjen e emërimit të ministres virtuale “Diella” më 23 shtator të vitit që lamë pas. PD e cilësoi antikushtetues dekretin e kreut të shtetit për ngritjen dhe funksionimin e Ministres virtuale të inteligjencës artificiale. Gjithashtu, opozita ka hedhur edhe akuza ndaj ministres virtuale, duke u shprehur se ajo iu ka kushtuar shqiptarëve miliona euro taksa. PD krijoi një avatar rival të “Diellës”, duke u shprehur se ndërsa ministrja ka kushtuar 4 milionë euro, avatari demokrat kushtonte vetëm 100 dollarë. Avatari Skënderbeu i opozitës u...
Burimi:
javanews.al