Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar sot, më 16 shtator, ka miratuar disa vendime për emërime në administratën publike. Në Komisionin Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura janë emëruar Genci Gjeçi dhe Anisa Kureta, të cilët do të jenë anëtarë të këtij institucioni rregullator. Ndërkohë, Mario Keputa është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Sipas vendimeve të miratuara, emërimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të botohen në Fletoren Zyrtare.
Burimi:
javanews.al