Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje në Costa Blanca të Spanjës, në një vrasje të re që sipas mediave vendase dyshohet se lidhet me bandat kriminale. Shqiptar u qëllua pasditen e së martës në Playa Flamenca në Orihuela Costa pranë Torrevieja. Ai është identifikuar si Luka Beqiraj nga Vlora. Autori u arratis me një automjet që besohet të jetë një skuter elektrik. Ai thuhet se ka qëlloi me armë zjarri në tarracën e një bari brenda një kompleksi sportiv dhe më pas u largua menjëherë. Mediat shkruajnë se mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar 39-vjeçarin pasi mbërritën në vendngjarje së bashku me policinë lokale dhe Guardia Civil. Alarmi u dha rreth orës 12:55 të kësaj të marte. Një zëdhënës i Guardia...