Zhbllokohet rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, hyn në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Kadastrës

Zhbllokohet rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, hyn në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Kadastrës

Është botuar në fletoren zyrtare udhëzimi që i hap rrugën rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Në udhëzim thuhet se të drejtën e kryerjes së rivlerësimit e kanë të gjithë ata individë që kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri më 31 dhjetor 2026. Gjithashtu rivlerësimi mund të kryhet edhe për ato pasuri që e kanë kaluar një herë këtë proces. Në rastet kur individi ka më shumë se një pasuri në pronësi rivlerësimi do të bëhet për secilën në mënyrë individuale. Në udhëzim është specifikuar se i gjithë procesi do të realizohet online, me dy procedura, me ekspert të licencuar ose pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Kur një individ zgjedh që rivlerësimin...