Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE
Shqipërisë i duhen së paku 20 vjet që të arrijë vetëm gjysmën e të ardhurave mesatare për frymë të Bashkimit Evropian. Në këtë përfundim arrin Banka Botërore në raportin “Rishikimi i financave publike në Shqipëri” teksa analizon ecurinë e rritjes ekonomike të vendit dhe faktorët e tjerë socio-ekonomikë. Shqipëria arriti statusin e vendit me të ardhura të mesme të larta në vitin 2008, kur PBB-ja për frymë ishte vetëm 24 për qind e mesatares së BE-së. Që atëherë, Shqipëria e ka ngushtuar këtë hendek me ritme të moderuara, duke arritur në 33 për qind. Zgjerimi ekonomik ka ndodhur kryesisht në sektorë me produktivitet dhe paga të ulëta si prodhimi bazë dhe turizmi në shkallë të vogël, ndërkohë që ekonomia informale mbetet në nivele të konsiderueshme,...
Burimi:
javanews.al