Vijojnë shkarkimet në Koman dhe Vaun e Dejës/ KESH: Rritet prodhimi ditor në tre HEC-et e Drinit
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri të ditur se prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës së Drinit është 24 mijë MWh, duke u rritur në krahasim me ditën e premte, që ishte rreth 16 mijë, ndërkohë që vijojnë shkarkimet nga HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës. Sipas KESH-it, prurjet natyrore janë reduktuar në HEC-in e Fierzës, duke arritur 1 mijë e 200 m³/s, po ashtu edhe në HEC-in e Komanit janë ulur në 350 m³/s, ndërsa në HEC-in e Vaut të Dejës ka një rritje të lehtë, duke arritur në 100 m³/s. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, në 24 orët e fundit ka ndryshuar niveli i liqeneve në kaskadën e Drinit. Rritje të nivelit me gati 1 metër, në krahasim me një ditë...
Burimi:
javanews.al