Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..
Pavarësisht rritjes së përdorimit të teknologjisë dhe platformave digjitale, bizneset në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të mbeten prapa në shitjen dhe blerjen online. Sipas të dhënave të Balkan Barometer 2025, vetëm 20% e kompanive në nivel rajonal deklarojnë se shesin produkte ose shërbime përmes internetit, ndërsa shumica dërrmuese, 80%, ende nuk janë të përfshira në tregtinë elektronike. Në këtë panoramë, Shqipëria shfaqet me performancë relativisht më të mirë, pasi 26% e bizneseve raportojnë se operojnë online, një shifër më e lartë se mesatarja e rajonit. Megjithatë, edhe në Shqipëri, 74% e kompanive ende nuk shesin apo blejnë produkte përmes platformave digjitale, çka tregon se potenciali për zhvillim mbetet i pashfrytëzuar. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Serbia kryeson listën me 27% të bizneseve aktive në...