Vendimi i qeverisë për pensionet/ Bonusi mujor me kufizime, ja kategoritë përfituese

Vendimi i qeverisë për pensionet/ Bonusi mujor me kufizime, ja kategoritë përfituese

Më 4 nëntor 2025 kryeministri Edi Rama njoftoi shtesat mbi pensionet që do të aplikohen për tre vitet e ardhshme. Por ndryshe nga tradita e shpërblimeve një herë në vit, këtë herë bonusi shpërndahet përgjatë 12 muajve. Vendimi, i miratuar në 30 dhjetor, zbuloi një sërë kufizimesh për përfitimin e bonuseve. Kush ka një pension mbi 40 mijë lekë nuk do të ketë asnjë qindarkë shtesë. Bëhet fjalë për afro 36 mijë pensionistë. Bonusin 1800 lekë në muaj do ta marrin vetëm ata që kanë pension deri në 40 mijë lekë, ku përfshihen pensionet urbane të plota, nënat me shumë fëmijë, dhe ata që marrin pension për profesion të vështirë si minator, naftëtar apo metalurg. Kategoria e dytë me 800 lekë bonus në muaj, përfitohet...