Vendimi i Gjykatës Supreme të SHBA-së, pak lehtësim për ekonominë globale

Vendimi i Gjykatës Supreme të SHBA-së, pak lehtësim për ekonominë globale

Vendimi i Gjykatës Supreme të SHBA-së kundër përdorimit të tarifave nga Presidenti Donald Trump shënon një pengesë ligjore për përdorimin e taksave tregtare si armë ekonomike, por analistët thonë se ai ofron pak lehtësim të menjëhershëm. Pritet një tjetër periudhë konfuzioni në aktivitetin ekonomik, pasi Trump pritet të kërkojë mjete të tjera për të zëvendësuar tarifat që u shpallën të paligjshme. Mbeten shumë pasiguri, përfshirë tarifat e reja që administrata do të tentojë të vendosë dhe mundësinë e rimbursimit të taksave të anuluara. Si përgjigje e menjëhershme, Trump njoftoi tarifa të reja globale prej 10 për qind për një periudhë 150-ditore. Varg Folkman, analist në Qendrën e Politikave Evropiane, parashikon një epokë të re pasigurie, ndërsa ekonomistët e ING vlerësojnë se, pavarësisht vendimit, “ndërtesa” e...