Ulja e akcizës minimale, Importuesit: Nëse qeveria ndërhyn te kostot rrezikohet furnizimi me naftë

Ulja e akcizës minimale, Importuesit: Nëse qeveria ndërhyn te kostot rrezikohet furnizimi me naftë

Qeveria ka ndërmarrë dy vendime për të stabilizuar çmimin e naftës, sipas njoftimit zyrtar nga Agjencia për Media dhe Informim. Vendimi i parë është që akciza do të ulet në 20% duke synuar lehtësimin e qytetarëve dhe uljen e çmimeve të karburanteve. (matematikisht njoftimi i qeverisë ishte i gabuar, pasi akciza sot është fikse, rreth 39 lekë për litër, dhe në përqindje është vetëm TVSH, por me sa duket ka dashur të thotë që do të ulet 20%!) Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, ndërsa akciza ulet në 20% Vendimi i dytë është ai kontrollit mbi marzhet e fitimit dhe çmimet tavan, me synim mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet në treg. Bordi do të vendosë marzhet e fitimit për shoqëritë e tregtimit të karburanteve, në 3...