Turistët shpëtuan konsumin veçanërisht gjatë muajve të verës, kërkesë e ulët nga vendasit për blerje

Turistët shpëtuan konsumin veçanërisht gjatë muajve të verës, kërkesë e ulët nga vendasit për blerje

Dyqanet e lagjeve, supermarketet, baret dhe restorantet shitën më shumë produkte në harkun e muajve korrik-shtator. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se shitjet me pakicë në tremujorin e tretë të vitit u zgjeruan me 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë. “Këtë ecuri ia dedikojmë kryesisht rritjes së numrit të turistëve gjatë muajve të verës, të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në konsumin në dyqanet e lagjeve, supermarketet, si edhe në bare e restorante. Sezoni turistik ka dhënë një shtysë të fortë për shitjet me pakicë, veçanërisht në zonat urbane dhe bregdetare”, thotë për A2 CNN Eriola Hoxha, eksperte për ekonominë. Kontributin më të madh në këtë ecuri e ka dhënë kërkesa për artikuj jo-ushqimorë, ndjekur nga...