Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka pësuar një goditje të re në rënie ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 95.8 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi ka rënë me 0.23 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Që nga fillimi i vitit, kursi Euro-Lek ka pësuar rënie me 1%, ndërsa me baze vjetore rënia ka arritur në 3.4%. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu pati një rritje të lehtë të kërkesës për Euro në ditët e fundit të muajit mars, çka e ngriti përkohësisht kursin sipër nivelit të 96 lekëve. Por, me përfundimin e muajit, kërkesa ka pësuar rënie të menjëhershme, ndërsa oferta e valutës në treg duket e qëndrueshme....