Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

Në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian, qeveria shqiptare ka propozuar një paketë ndryshimesh thelbësore në ligjin për tregjet e kapitalit. Projektligji i ri, i propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), synon të rregullojë mënyrën se si bëhet marrja në kontroll e shoqërive me ofertë publike, duke rritur sigurinë për investitorët dhe mbrojtjen për aksionarët e vegjël. Standarde të reja për “çmimin e drejtë” Një nga risitë kryesore të projektligjit është mekanizmi i mbrojtjes së çmimit. Sipas ndryshimeve, nëse një blerës (ofertues) blen aksione me një çmim më të lartë jashtë ofertës publike gjatë kohës që oferta është aktive, ai do të detyrohet ligjërisht të rrisë çmimin e ofertës për të gjithë aksionarët e tjerë....