Tregjet në panik/ Nafta në rritje të frikshme, tensionet mund të çojnë ekonominë drejt krizës
Tregjet globale të aksioneve kanë pësuar rënie të forta të hênên, ndërsa çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, pas përshkallëzimit të retorikës dhe kërcënimeve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Iran, sipas raportimeve të Reuters. Indekset kryesore globale kanë rënë në nivelet më të ulëta të katër muajve, ndërsa investitorët janë tërhequr nga asetet me rrezik të lartë për shkak të pasigurisë gjeopolitike dhe frikës për një krizë të zgjatur energjetike. Në të njëjtën kohë, çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, me Brent që ka arritur rreth 112–113 dollarë për fuçi, ndërsa WTI është ngjitur pranë 98–99 dollarë për fuçi, duke reflektuar shqetësimet për furnizimin global. Përshkallëzimi i tensioneve vjen pasi Trump ka kërcënuar të godasë infrastrukturën energjetike të Iranit nëse nuk rihapet Ngushtica e...
Burimi:
sot.com.al