Trefishohen vlerat e apartamenteve në Shqipëri në 20 vite, në BE çmimi i banesave u rrit me 63.6% në dekadën e fundit

Trefishohen vlerat e apartamenteve në Shqipëri në 20 vite, në BE çmimi i banesave u rrit me 63.6% në dekadën e fundit

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në Bashkimin Evropian u rritën me 5.5%, ndërsa qiratë u rritën me 3.1%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024. Nga gjetjet e fundit të Eurostat, lidhur me çmimet dhe qiratë e shtëpive për tremujorin e tretë të vitit 2025, vihet në pah se ka pasur një trend rritës të vlerës së banesave. Kështu, gjatë dekadës së fundit, midis vitit 2015 dhe tremujorit të tretë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në BE u rritën me 63.6% dhe qiratë me 21.1%. Duke bërë një krahasim të tremujorit të tretë të vitit 2015 dhe të 2025-ës, çmimet e shtëpive u rritën më shumë se qiratë në 25 nga vendet e BE-së për të cilat ka...