Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Megjithëse në distancë mbi 1 mijë e 700 kilometra, tensionet në Lindjen e Mesme po i përcjellin dita-ditës efektet në Shqipëri. Me naftën dhe benzinën që kanë kapur nivelin e gati 200 lekëve, transporti publik dhe shërbimi i taksive kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë. “Çmimet e larta të karburanteve po e komplikojnë funksionimin e plotë të transportit urban dhe interurban. Kompanitë tona përballen me kosto që nuk ishin parashikuar dhe kjo mund të ndikojë në rregullsinë e linjave, frekuencën e shërbimeve dhe sigurinë e pasagjerëve. Pa një masë mbështetëse nga qeveria, është e vështirë të ruhet cilësia e shërbimit, ndërkohë që presioni mbi operatorët rritet çdo ditë”, tha Dashnor Memaj, Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban për A2. “Për taksistët, çdo rritje e çmimeve të...