Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove
Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike, fatura dhe vula doganore, duket se po shkon drejt fundit. Qeveria shqiptare ka bërë gati projektligjin e ri “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave” (eFTI), një lëvizje strategjike që synon digjitalizimin e plotë të një prej sektorëve më jetikë të ekonomisë. Projektligji, i propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe që do të zbatohet në terren nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk është thjesht një nismë e brendshme digjitalizimi, por një detyrim për t’u përafruar me Rregulloren e Bashkimit Evropian (2020/1056). Ky hap e afron Shqipërinë me tregun e përbashkët evropian, duke hapur rrugën për një transport më të shpejtë, më të sigurt dhe...
Burimi:
javanews.al