Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

Banka e Shqipërisë miratoi sot Deklaratën dhe Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë 2025. Raporti i Stabilitetit Financiar është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, me qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij. Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, veprimtaria e sistemit financiar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Zgjerimi i aktivitetit të sektorit bankar u përshpejtua, me kontribut kryesor nga rritjet e depozitave dhe të kapitalit, të cilat u orientuan kryesisht drejt kreditimit dhe investimeve në tituj. Rezultati financiar neto i sektorit bankar ishte pozitiv dhe disi më i ulët se ai i një viti më parë. Rreziqet që burojnë...