“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Inflacioni në muajin mars arriti nivelin më të lartë në dy vite. I udhëhequr tërësisht nga ‘transporti’, pasi çmimi i karburantit sipas INSTAT u rrit me 9.5%, shifra më e lartë prej dhjetorit 2022, (lufta në Ukrainë), duke faktuar se edhe pse larg nesh, lufta në Lindjen e Mesme është kërcënim edhe për ekonominë tonë. “Ne në këtë rast importojmë 100% të naftës. Meqenëse nafta në tregjet ndërkombëtare edhe tani që flasim është në nivel të lartë, u shtrenjtua në nivele gati 30-40%. Kuptohet që kjo do të na godiste dhe ekonominë tonë. Kjo është arsyeja kryesore pse ne kemi inflacion më të lartë”, tha Çoçoli. Në kushtet kur i gjithë debati është përqendruar tek ‘ulja e taksave’, eksperti Çoçoli thotë se tavani i çmimit...