Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Tatimi mbi pagat thyen çdo rekord, arkëtimet rriten ndjeshëm
Të punësuarit në vend kanë paguar afro 759 milionë euro deri në muajin Nëntor si tatim mbi të ardhurat personale, ku peshën më të madhe e zë tatimi i pagave sipas fashave të përcaktuara nga qeveria. Të dhënat e Ministrisë së Financave, tregojnë se nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Nëntor 2025, u mblodhën 15.8 miliardë lekë apo 158 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke regjistruar një kapërcim prej 26.2% dhe duke u kthyer kështu në zërin me perfomancën më pozitive ndër të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore. Gjithashtu edhe në raport me planin, janë mbledhur 19 milionë euro ose 0.8% më shumë parashikimi i bërë për këtë periudhë. Sipas të dhënave zyrtare nga...