Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Prindërit që presin të marrin mbrapsht para nga shteti për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, duhet të bëjnë kujdes. Administrata Tatimore ka sqaruar se pa dokumente justifikuese, nuk do të ketë asnjë rimbursim. Në udhëzimin e fundit për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025), theksohet se kushti kryesor për t’u njohur shpenzimet arsimore është disponimi i faturave tatimore ose kontratave me institucionet arsimore. “Në mungesë të dokumentacionit justifikues, shpenzimet arsimore nuk njihen për rimbursim,” thuhet shprehimisht në njoftim. Kjo do të thotë se pagesat për kurse, kopshte apo shkolla private të bëra pa faturë, nuk do të llogariten për zbritje nga taksat. Afati dhe kushtet Afati për dorëzimin e deklaratës është 31 mars 2026. Për herë të parë, këtë vit përfitojnë kompensim për ushqim dhe arsim...