Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Tarifat e mbetjeve, sipas sasisë që hedhim – Parimi “Paguaj sipas hedhjes” do të aplikohet për familjet dhe bizneset
Programi Kombëtar i Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve parashikon zbatimin e parimit “Paguaj sipas hedhjes” (Pay as You Throw – PAYT), që ofron nxitje ekonomike në reduktimin e mbetjeve, duke inkurajuar qytetarët të riciklojnë më shumë dhe të reduktojnë krijimin e tyre. Në dokumentin e nxjerrë për konsultim publik thuhet se ky sistem, konsiderohet një nga instrumentat ekonomikë më efektivë për reduktimin e mbetjeve dhe promovimin e konsumit të përgjegjshëm. Zbatimi i tij mundëson vendosjen e tarifave të balancuara të mbetjeve bashkiake, sipas të cilit çdo familje ose biznes, paguan sipas sasisë aktuale të mbetjeve të gjeneruara, në vend të një tarife fikse. “Në këtë mënyrë, familjet dhe bizneset do të nxiten të ndajnë sa më shumë mbetje të riciklueshme të jetë e mundur (për...