Tarifat amerikane dhe konkurrenca kineze, si hall për dy gjigandë rrugësh

Tarifat amerikane dhe konkurrenca kineze, si hall për dy gjigandë rrugësh

Shitjet e ngadalta në Kinë dhe tarifat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump kanë ulur biznesin e prodhuesve gjermanë të makinave Volkswagen dhe Mercedes. Grupi VW tha të hënën se shiti 8.98 milion automjete globalisht vitin e kaluar, gjysmë pike përqindjeje më pak se në vitin 2024, raportoi dpa. Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë, VW, ka parë rritje të shitjeve në kontinentin e tij, por jo të mjaftueshme për të mbuluar humbjet në tregjet amerikane dhe kineze. “Mbi të gjitha, konkurrenca e fortë në Kinë kontribuoi në këtë, dhe në SHBA, tarifat dhe fundi i subvencioneve për makinat elektrike”, tha anëtari i bordit të Audi-t, Marco Schubert. “Nga ana tjetër, ne zgjeruam pozicionet tona në Evropë, dhe e njëjta gjë vlen edhe...