Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Taksa e re mbi pasuritë e paluajtshme, njoftimet do të dërgohen përmes e-Albania
Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e pasurive të paluajtshme për ndërtesat e banimit, ndërsa nga 2030 do të nisë zbatimin taksimi për truallin. Ndërsa periudha nga 2026 deri 2027 në do të shërbejë si fazë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri. Po ashtu Ministria e Financave parashikon që brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është konsideruar edhe parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm. Në kuadër të këtij procesi Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin nr.171, datë 28.3.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë”. Vendim përcakton ndryshime në organizimin dhe funksionimin e...