Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës
Data 24 mars shënon afatin e fundit ligjor që bizneset e hidrokarbureve dhe institucionet shtetërore të dorëzojnë emrat e përfaqësuesve të tyre në Bordin e Transparences dhe Kufizimit të Çmimeve. Ky detyrim buron nga Vendimi i Qeverisë nr. 186, i cili shpalli “situatën e veçantë” në tregun e naftës dhe gazit për shkak të krizës globale. Ultimatumi i Ministrisë së Ekonomisë Sipas pikës 3 të vendimit të Këshillit të Ministrave, të gjitha subjektet e licencuara për tregtimin me shumicë dhe pakicë, si dhe institucionet e përcaktuara në ligj, duhet të njoftojnë pranë Ministrit të Ekonomisë përfaqësuesit e tyre brenda ditës së nesërme. Ky bord do të ketë rol vendimmarës në përcaktimin e çmimeve tavan për shitjen e karburanteve në vend; monitorimin e marzheve të fitimit...
Burimi:
javanews.al