Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

Anëtarësimi në SEPA pritet të kursejë më shumë se 71 milionë euro në vit në transfertat ndërkombëtare të kryera nga Shqipëria dhe drejt Shqipërisë. Sipas një studimi nga ekspertë të German Economic Team, GET (ent konsulence i financuar nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë), reduktimi i kostove të transfertave ndërkombëtare do të arrijë në 62 milionë euro për pagesat e lidhura me tregtinë e jashtme dhe më shumë se 9 milionë euro për remitancat. Studimi i ekspertëve të GET llogarit kursimin në kostot dypalëshe të transfertave, pra, jo vetëm ato të dërguesve ose marrësve në Shqipëri, por edhe të palës tjetër, jashtë Shqipërisë. Studimi ka treguar se për vitin 2024 volumi i të gjitha transaksioneve të tregtisë së jashtme të Shqipërisë me vendet e...