Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së
Rritja e investimeve për të nxitur sektorin minerar si dhe plotësimi i kushteve të nevojshme para aderimit të vendit në Bashkimin e Europian do të kërkojnë miliona euro në vitet në vazhdim. Qeveria ka analizuar dy opsione për nevojën e investimeve dhe planifikimin buxhetor në një strategji për vitet 2026-2040 dedikuar zhvillimit të këtij sektori duke zgjedhur një variant me koston 181 milionë euro. Sipas strategjisë metodologjia përcakton dy periudha buxhetore të dallueshme: një fazë e parë e investimeve të shtuara deri në vitin 2030, e cila përkon me objektivin kombëtar të aderimit në Bashkimin Evropian, dhe një fazë e dytë e konsolidimit për periudhën 2031–2040, ku fokusi zhvendoset tek ruajtja dhe zgjerimi i arritjeve. “Në fazën 2026–2030, politikat e Strategjisë Minerare janë të sinkronizuara...