“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

Ish-ministri i bujqësisë, Edmond Panariti, i ftuar në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus bëri një analizë të skemës kombëtare në bujqësi të miratuar nga qeveria. Ai e konsideroi këtë skemë antikombëtare, pasi ajo është shumë kufizuese për fermerët. “Të miratosh mbështetjen për fermerët që kanë mbi 3 ha tokë sipërfaqe do të thotë të mbështesë vetëm 6% të tyre. Të dhënat flasin se 94% e fermave janë më të vogla se 3 ha sipërfaqe. Kjo masë është kufizuese. E njëjta gjë ndodh edhe në blegtori. Duhet të kesh më shumë se 10 krerë lopë që të përfitosh kur e ne dimë që mesatarja arrin deri në 7 krerë. Këto janë masa kufizuese dhe diskriminuese për bujqësinë, e cila prej disa kohësh është në rënie të...