Skandali, pas investimeve miliarda lekë në rrugë fshihet korrupsioni dhe klientelizmi i Balluku, si po shemben…
Pas miliardave lekë të hedhura në asfaltin propagandistik të qeverisë, fshihet një skandal i thellë korrupsioni dhe klientelizmi që mban firmën e zv/kryeministres, njëherësh ministres së Transporteve dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Rrugët e shpallura si “të florinjta”, nga jugu në veri, po shemben njëra pas tjetrës, duke zbuluar mashtrimin monumental ndaj taksapaguesve shqiptarë. Qukës–Qafë Plloçë, një nga projektet më të shtrenjta infrastrukturore në historinë e vendit, u rrëzua vetëm pak javë pas inaugurimit pompoz, duke treguar se paratë nuk shkuan për cilësi, por për xhepa të caktuar. Autoritetet tentuan ta mbulojnë dështimin me justifikimin banal të shiut, por faktet flasin për një model të përsëritur abuzimi. Nga Shëngjini në Velipojë, nga Burreli te Tuneli i Murrizit dhe Llogarasë, defektet strukturore janë bërë norma, jo përjashtim....
Burimi:
sot.com.al