Skandali me infrastrukturën/ 3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, fondet në rekord, por cilësia në kolaps

Skandali me infrastrukturën/ 3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, fondet në rekord, por cilësia në kolaps

Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë euro, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për periudhën 2014-2025 dhe fondi i pritshëm për 2026-n. Me këtë shumë mund të ndërtoheshin rreth 350 kilometra autostradë e re e tipit A nga fillimi, duke përshkuar të gjithë gjatësinë e vendit, nga Vermoshi në Konispol, duke marrë si referencë kostot që përllogarit BE-ja për vendet si Shqipëria. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, investimet në infrastrukturën rrugore janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke nisur nga një nivel prej 24.4 miliardë lekësh në vitin 2014, në 44.5 miliardë lekë më 2025. Ajo që bie në sy është hovi i jashtëzakonshëm që ka marrë buxhetimi pas vitit...