Sistemi SelfCare në kolaps, kontabilistët dhe bizneset kërkojnë reagim zyrtar

Sistemi SelfCare në kolaps, kontabilistët dhe bizneset kërkojnë reagim zyrtar

Bizneset dhe ekonomistët gjenden sot në ditën e 16-të të përballjes me mosfunksionim të plotë të sistemit të fiskalizimit SelfCare. Një numër i madh prej tyre vijojnë të sjellin ankesa pranë “Monitor”, duke pohuar me shqetësim se po përballen me një mosfunksionim serioz dhe të vazhdueshëm të sistemit SelfCare, i cili praktikisht e ka bërë të pamundur kryerjen normale të punës. “Praktikisht sistemi hapet, por nuk arrijmë të kryejmë asnjë funksion. Problem mbetet mbyllja e bilanceve mujore, pasi te librat e shitjeve dhe blerjeve të regjistruara në sistem nuk arrihet të bëhet asnjë veprim”, pohon një ekonomiste në një kompani shërbimesh. Bizneset të tjerë nënvizojnë se situata e krijuar, po kalon përtej problemit teknik, po krijohet kolaps dhe presion për të zbatim afatesh në kushte...