Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të përfshijë jo vetëm tërmetet, por edhe përmbytjet
Qeveria shqiptare ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave, duke përfshirë në rreziqet e siguruara edhe përmbytjet, përveç tërmeteve. Projektligji është riemërtuar “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet” dhe qëllimi i tij do të jetë mbulimi humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari, për shkak të dëmeve të ndodhura në banesën e siguruar, të shkaktuara nga tërmetet dhe përmbytjet. Përfshirja e përmbytjeve do të zgjerojë rreziqet e siguruara nga skema e detyrueshme, por njëkohësisht pritet të sjellë edhe një prim sigurimi më të lartë krahasuar me modelin e mëparshëm, që detyronte vetëm sigurimin ndaj tërmeteve. Edhe në variantin e përditësuar të projektligjit parashikohet ngritja e një Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet, që do...
Burimi:
sot.com.al