Sigurimet në Shqipëri shënojnë rritje reale për të pestin vit radhazi, zbulohen shifrat
Tregu i sigurimeve e përmirësoi rritjen gjatë vitit 2025. Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto arritën vlerën e 27.1 miliardë lekëve, në rritje me 10.6% krahasuar me një vit më parë. Për vitin 2024, rritja e tregut kishte qenë më e ulët, në nivelin 7%. Sipas vlerësimeve të AMF-së, tregu është rritur edhe në terma realë. Primet e shkruara bruto vlerësohen sa 1.03% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 0.97% që kishte qenë një vit më parë. Edhe primi i sigurimit për frymë u rrit për të pestin vit radhazi. Ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 11463 lekë (rreth 119 euro), në rritje me 11.8% krahasuar me një vit më parë....
Burimi:
sot.com.al