Si të deklaroni fitimet nga Airbnb dhe Instagram/ Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb dhe Instagram/ Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Nëse je individ, pra nuk je i pajisur me NIPT biznesi, por gjatë vitit 2025 ke gjeneruar të ardhur me vlerë mbi 50 mijë lekë, pasi ke dhënë një apartament apo vilë me qira përmes platformave Airbnb apo Booking, për administratën tatimore kjo e ardhur konsiderohet e patatuar, për rrjedhojë duhet të deklarohet në formularin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA), dhe do të tatohen 15%. Pra të ardhurat përmes rrjeteve sociale apo platformave të tjera të huaja, do të deklarohen në të njëjtën formular që deklarohen të ardhurat nga marrëdhëniet e punësimit. Kontabilistët sqarojnë se në DIVA do të deklarohet e ardhura e mbetur pas komisioneve, që pasi shënohet manualisht nga deklaruesi, do të tatohet 15% automatikisht nga sistemi nëpërmjet deklaratës. Në...