Si bëhet procesi i rivlerësimit të banesave pa dokumente pronësie, ja hapat e aplikimit, mënyra e përllogaritjes dhe…
Procedura e aplikimit por edhe e pasqyrimit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me normën tatimore 5 % nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë qytetarët. Kompleksiteti i saj lidhet me faktin nëse një pasuri ndodhet në një zonë ku është kryer regjistrimi fillestar i pronave apo jo dhe nëse gëzon apo jo titullin e pronësisë. Çfarë parashikon udhëzimi? Kur pasuria e paluajtshme, objekt rivlerësimi, figuron e regjistruar në regjistrat kadastralë dhe ndodhet në një zonë që i është nënshtruar procesit të regjistrimit fillestar, pasqyrimi i rivlerësimit të pasurisë kryhet në seksionin “A” të kartelës së pasurisë. Në këtë seksion do të regjistrohet data e rivlerësimit të pasurisë së paluajtshme, shuma e rivlerësimit dhe arkivohet dokumentacioni në referencën përkatëse. Por situata ndryshon ku...
Burimi:
sot.com.al