‘Shuplaka’ e FMN-së: Turizmi po e fut ekonominë në kurthin e varfërisë

‘Shuplaka’ e FMN-së: Turizmi po e fut ekonominë në kurthin e varfërisë

Ndonëse qeveria e trumbeton si suksesin e saj më të madh, Fondi Monetar Ndërkombëtar parlajmëron se rritja e turizmit po i ngre një kurth me pasoja afatgjata ekonomisë shqiptare. Atë të produktivitetit të ulët. “Shqipëria po përjeton një zhvendosje të vazhdueshme të punës drejt shërbimeve turistike, të cilat priren të kenë produktivitet më të ulët sesa prodhimi,” thotë FMN në raporti e fundit mbi ekonominë shqiptare. Shqipëria po përjeton një ndryshim strukturor problematik në tregun e punës, ku një sektor me produktivitet të ulët po zëvendësohet nga një tjetër po me produktivitet të ulët pune. Për dy dekada një pjesë e madhe e fuqisë punëtore ishte e punësuar në sektorin e fasonit me rroga minimale dhe pa potencial për rritje produktiviteti. Por tashmë që fasoni...