Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Kriza e çmimeve të naftës ka prekur industritë në vend. Sipërmarrësi në sektorin e ndërtimit Zef Shtjefni thotë në ‘Portofol’ se kostot e lëndëve djegëse që përdorin për të ndezur fabrikat janë rritur me deri 25%. “Pasojat po ndjehen menjëherë. Kemi 25% të rritjes së kostos në industrinë tonë, nga materialet tek lëndët djegëse. Tek ne zëri i kostove që zë nafta është vendi i gjashtë pas koksit pas fuqisë punëtore që janë rritur dhe këto tani, kështu që menjëherë do të reflektohet te çmimet. Rritja e çmimeve të gjithë produktet, automatikisht do rrisin çmimet”, thotë Shtjefni. Shtjefni thekson se qeveria duhet të futet në treg kur ka shenja abuzimi, pasi sipas tij edhe bizneset janë të detyruar të rrisin çmimet për të përballuar kostot....