Shtrenjtimi i karburanteve, ministrja Ibrahimaj: Po monitorojmë, bordi mund të ngrihet vetëm nëse…
Nuk do të ketë ngritje të bordeve të transparencës por vetëm monitorim të tregut ditor të karburanteve. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë foli edhe për rritjen e çmimit të naftës në vend si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, për të cilin tha se do të merren masa nëse ka abuzime apo spekulime nga pikat e shitjes me pakicë në vend. “Diskutuam për situatën ekonomike, për çmimet e karburanteve. Kemi zhvilluar një takim me kompanitë dhe Shoqatën e Hidrokarbureve. Për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar gjatë për luftën. Kemi diskutuar për detyrimin që kanë për rezervat. Jemi duke monitoruara, qoftë çmimet e brisës për naftën, benzinën dhe gazin, qoftë çmimin me të cilin...
Burimi:
sot.com.al