Shteti forcon kontrollet për gazet serrë, detyrime të reja dhe kosto për bizneset
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimet që do të mundësojnë zbatimin e ndryshimeve në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, duke vendosur një regjim shumë më të rreptë monitorimi, raportimi dhe verifikimi për shkarkimet e gazeve serrë nga sektori industrial, aviacioni dhe tregtimi i lëndëve djegëse. Ligji i miratuar vendos bazat për zbatimin e plotë të sistemit MRVA (Monitorim, Raportim, Verifikim dhe Akreditim), në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian. Ndërkohë që draft-rregullorja parashikon procedura të detajuara për mënyrën se si kompanitë duhet të monitorojnë shkarkimet, si duhet t’i përgatisin raportet dhe si do të verifikohen këto të dhëna nga verifikues të akredituar. Draft-rregullorja mbulon një gamë të gjerë aktivitetesh, nga djegia e lëndëve djegëse në instalime mbi 20 MË, tek prodhimi i çimentos,...
Burimi:
sot.com.al