Shqiptarët po braktisin cash-in? Ekonomia shqiptare hyn në epokën digjitale

Shqiptarët po braktisin cash-in? Ekonomia shqiptare hyn në epokën digjitale

Infrastruktura e pagesave në Shqipëri, që përfshin ATM-të, terminale POS, home banking dhe AIPS, ka qarkulluar një volum prej 18.1 trilionë lekësh gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, shuma e parave që ka kaluar në kanalet e pagesave për një vit është rritur me 1.74 trilionë lekë ose 10.7% më shumë krahasuar me 2024. Rritja e volumit të pagesave përmes ATM-ve, POS-eve, home banking dhe sistemeve ndërbankare tregon se shqiptarët dhe bizneset po përdorin gjithnjë e më pak para fizike (cash) dhe po kalojnë drejt kanaleve digjitale të pagesave. Kjo do të thotë se në vend që transaksionet të kryhen me para në dorë, ato po realizohen me kartë, me telefon apo me transferta bankare. Ky ndryshim e...